Projekti ‘Përmirësimi i kushteve të jetesës së personave me aftësi të kufizuara të dëgjimit në Shqipëri’, i financuar nga AICS Tirana dhe zbatuar nga #SavetheChildren në partneritet me #ForumiiPavaruriGruasShqiptare dhe Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar ka arritur rezultate të prekshme në mbështetje të fëmijëve me çrregullime në dëgjim.

🦻🏼Falë ndërhyrjeve të këtij projekti, prej 15 muajve, tashmë në disa spitale rajonale si edhe në QSUT ‘Nënë Tereza’ mund të bëhet depistimi i matjes së dëgjimit.

🏥Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë ka kurrikula të reja dhe të akredituara.

🤳🏼Çdokush mund të shkarkojë aplikacionin #UnëMësoj dhe të marrë njohuritë bazë të gjuhës së shenjave.

💼 Disa nga të rinjtë me çrregullime në dëgjim janë mbështetur për të zhvilluar aftësitë dhe hapur biznesin e tyre. Ne e dimë që ka akoma për të bërë përsa i përket çështjeve të çrregullimit të dëgjimit, megjithatë jemi të sigurtë që me mbështetjen dhe bashkëpunimin e aktorëve socialë përkatës, kjo punë e nisur do të vazhdojë më tej.

Të gjitha të drejtat janë të: Save the Children Albania, Forum Centre & Donatorëve