Projekti ‘Përmirësimi i kushteve të jetesës së personave me aftësi të kufizuara të dëgjimit në Shqipëri’, i financuar nga AICS Tirana dhe zbatuar nga #SavetheChildren në partneritet me #ForumiiPavaruriGruasShqiptare dhe Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar ka arritur rezultate të prekshme në mbështetje të fëmijëve me çrregullime në dëgjim.
Falë ndërhyrjeve të këtij projekti, prej 15 muajve, tashmë në disa spitale rajonale si edhe në QSUT ‘Nënë Tereza’ mund të bëhet depistimi i matjes së dëgjimit.
Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë ka kurrikula të reja dhe të akredituara.
Çdokush mund të shkarkojë aplikacionin #UnëMësoj dhe të marrë njohuritë bazë të gjuhës së shenjave.
Disa nga të rinjtë me çrregullime në dëgjim janë mbështetur për të zhvilluar aftësitë dhe hapur biznesin e tyre. Ne e dimë që ka akoma për të bërë përsa i përket çështjeve të çrregullimit të dëgjimit, megjithatë jemi të sigurtë që me mbështetjen dhe bashkëpunimin e aktorëve socialë përkatës, kjo punë e nisur do të vazhdojë më tej.
Të gjitha të drejtat janë të: Save the Children Albania, Forum Centre & Donatorëve