Perspektiva të Reja – Grant

Mekanizmi i Granteve të Projektit ‘Perspektivës të Reja’

Projekti “Perspektiva të Reja” (PtR) financohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe zbatohet nga Swisscontact, në konsorcium me TAG International. Projekti synon përmirësimin e kushteve kyçe socio-ekonomike që shpesh i shtyjnë njerëzit të migrojnë në mënyrë të parregullt në MB nga veriu i Shqipërisë (Kukës, Has, Tropojë, Dibër). Projekti zgjat nga shtatori 2022 deri më 31 mars 2026.

Projekti ndjek tre objektiva kryesore:

  • rritja e qëndrueshmërisë së komuniteteve ndaj presioneve për të emigruar në mënyrë të parregullt në MB;
  • përmirësimi i kushteve dhe mundësive social-ekonomike në Qarkun e Kukësit dhe Bashkinë e Dibrës, veçanërisht për të rinjtë;
  • të përmirësojë marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, sektorit privat dhe pushtetit vendor për zhvillimin ekonomik lokal.

Synimi i mekanizmit të Grantit

Mekanizmi i Grantit ka për qëllim të mbështesë financiarisht aktivitete që kontribuojnë drejtpërdrejt në punësime të reja, rritjen/krijimin e bizneseve të NVM-ve dhe një rritje e të ardhurave gjithsej shtesë të krijuara. Projekti ‘Perspektiva të Reja’ nxit aplikime nga të gjithë individët që propozojnë një kompani/sipërmarrje të re, mikro-biznese, NVM-të dhe PPP-të nga grupe ose organizata që kontribuojnë në objektivat e projektit dhe çojnë në rritje të punësimit dhe të ardhurave dhe jetesë të denjë në bashkitë e Kukësit, Hasit, Tropojë, Dibër.

Fokusi i mekanizmit të Granteve

  • Krijimi i mikro-sipërmarrësve të rinj

Mbështetja e grantit me kontribut nga PtR me vlerën treguese prej 500,000 lekë për krijimin e mikrobizneseve. Kontributi i vet minimal i kërkuar është 20% e shpenzimeve totale. Përparësi u jepet të rinjve që dëshirojnë të hapin mikro-biznes pasi të kenë përfunduar një cikël trainimi, mentorimi.

  • Iniciativat e reja të NVM-ve

Mbështetja e grantit me kontribut nga PtR me vlerën treguese prej 2,500,000 lekë për nismat e reja të SME-ve. Kontributi i vet minimal i kërkuar është 50% (40% në rastet të veçanta) të shpenzimeve totale. Përparësi u jepet nismave që shfrytëzojnë mundësitë ose heqin kufizimet në sektorët dhe qendrat e përzgjedhura me ndikim/mundësi të mëdha; dhe për të rinjtë që dëshirojnë të fillojnë biznese pas përfundimit të një cikli trainimi, mentorimi.

Mbështetja e grantit me kontribut nga PtR me vlerën treguese prej 2,500,000 lekë për nismat e rritjes për NVM-të ekzistuese. Kontributi i vet minimal i kërkuar është 50% (40% në rastet të veçanta) të kostove totale. Përparësi u jepet nismave që shfrytëzojnë mundësitë ose heqin kufizimet në sektorët dhe qendrat e përzgjedhura me ndikim/mundësi të mëdha; dhe për të rinjtë që dëshirojnë të fillojnë biznese pas përfundimit të një cikli trainimi, mentorimi.

  • PPP-të në infrastrukturën strategjike ekonomike

Mbështetja e grantit me kontribut nga PtR me vlerën treguese prej 2,500,000 lekë për PPP-të në infrastrukturën strategjike ekonomike. Kontributi i vet minimal i kërkuar është 50% (40% në rastet të veçanta) të kostove totale. Përparësi u jepet iniciativave që shfrytëzojnë mundësitë ose heqin kufizimet në sektorët dhe qendrat e përzgjedhura me ndikim/mundësi të mëdha, dhe PPP-të ku palët private kanë një rol udhëheqës.

Sektorët dhe qendrat e zgjedhura të mekanizmit të Granteve

Mbështetja me grant vendos prioritet tek sektorët e mëposhtëm me mundësi të mëdha: Turizmi; Bimë medicinale dhe aromatike; Përpunimi lokal i mishit dhe djathit; Produkte pyjore jo-drusore (NTFP); dhe Sektori i shërbimeve ndërsektoriale të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (TIK).

Më tej projekti i kushton vëmendje të veçantë qendrave të mëposhtme të mundësive ekonomike: Valbona si destinacion turistik; Aeroporti i Kukësit dhe shërbimet përkatëse; Produktet bujqësore dhe blegtorale të certifikuara në Has, Tropojë, Dibër dhe Kukës; Shishtaveci si destinacion turistik i sporteve dimërore; dhe qyteti nëntokësor i Kukësit si destinacion turistik.

Adresa: Rruga e Turizmit të ri, L. 5 Kukës, Albania
Telefoni: +355696061186
Email: [email protected]