Përvjetori i Librit te
Shkrimtares Diana Çuli

Në kuadër të 35-vjetorit të botimit të romanit të njohur “Dreri i Trotuareve”, u zhvillua një mbrëmje special për të shënuar këtë moment të rëndësishëm. Ky libër, që ka mbetur ndër romanet më të lexuara, vazhdon të frymëzojë dhe të reflektojë mbi periudhën e diktaturës dhe pasojat e saj. 

Në këtë aktivitet u shpalosën interpretime fragmentesh nga romani, opinione dhe diskutime mbi ndikimin e tij, me pjesëmarrjen e të ftuarve të nderuar: autoren znj. Diana Çuli, aktorët znj. Xhoana Karaj dhe z. Matia Llupa, znj. Irena Toçi, z. Roland Qafoku dhe znj. Rajmonda Belli. Ky është një moment i veçantë për të reflektuar mbi jetën dhe ngjarjet që ky roman përshkruan. 📚